SYRI TV/ Lobimi, Meta nxjerr dokumentin e SPAK: Personi përgjegjës, është Braimllari

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar dokumentin e SPAK, ku  faktohet se ish sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari, është personi përgjegjës që ka firmosur lobimet në emër të LSI në periudhen 2018-2019, kur Meta ushtronte detyrën e lartë të Kreut të Shetit. Meta hodhi akuza se Braimllari është shembulli më i qartë i ndikimit të SPAK-ut, për të konvertuar njerëzit pa karakter në rilindas gënjeshtarë.

Syri tv

Presidenti  i Partisë së Lirisë, Ilir Meta publikon këtë të shtunë nga qelia dokumentin e e SPAK ku ish sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari faktohet si personi përgjegjës që ka firmosur lobimet në emër të LSI në periudhën 2018-2019, kur Meta ushtronte detyrën e lartë të Presidentit të Repulikës. Meta thekson se firma për lobimet e LSI-së gjatë kësaj periudhe mbajnë emrin e Endrit Braimllarit, në një kohë kur vetë ai mbante funksionin e kreut të shtetit dhe nuk ishte më në krye të LSI-së.

Vetëm një “rilindas” mund të harrojë firmat që ka hedhur vetë dhe arsyet për të cilat i ka hedhur. Një gënjeshtar ordiner, që përpiqet të fshihet pas harresës, por e vërteta nuk fshihet as me lojëra fjalësh, as me konvertim teserash partie. Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Apo mos ndoshta është Altin Dumani që gënjen në shkresën zyrtare të firmosur prej tij?

Sipas Metës Braimllari është  shembulli më i  qartë të ndikimit të SPAK për të konvertuar njerëzit pa karakter në rilindas gënjeshtarë.