Rinumërimi i 269 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 141 vota, ndërsa PS-së 129 vota.
Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 5 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 12 vota, PSD 10 vota dhe Partia Mundësia 7 votë.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 5 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 3 vota, PAKSH 1 votë dhe Lëvizja Atdheu 2 vota.
Top Channel
