“Homeland Justice” hakerojnë faqen e Bashkisë Tiranë, fshihen serverat! MESAZHI: Dëboni MEK

TIRANË-Faqja e Bashkisë Tiranë ka rënë pre e njësulmi kibernetik. Hakerët iranianë kanë marrë përsipër sulmin ndaj faqes zyrtare, ku përmes një postimi në Telegram, “Homeland Justice” thotë se ka sulmuar kibernetikisht faqen dhe se aktualisht është jashtë funksionit.
Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”
Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës para dhe pas ndërhyrjes, ku në versionin “pas sulmit” shfaqet një ekran bosh me efekt të dëmtimit grafik. Gjithashtu, grupi ka publikuar një model 3D të godinës së Bashkisë me mbishkrimin “yes, you were right”, që interpretohet si konfirmim për një sulm të paralajmëruar më herët.
“Bashkia e Tiranës është jashtë funksioni tani. Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju kemi paralajmëruar të dëboni terroristët e MEK nga toka shqiptare, por ju i keni njohur ata si refugjatë të ligjshëm dhe u keni dhënë dokumente false si ID dhe pasaporta. Situata aktuale është shkaktuar nga udhëheqësit e qeverisë shqiptare Përshëndetuni me ndërprerjen e shërbimeve të qytetit dhe trafikut. Puna jonë me ju do të vazhdojë. Mbi 3000 terroristë iu imponuan Shqipërisë. Toka shqiptare u detyrua të strehojë këta të mjerë të shkatërruar. Është e kuptueshme për shqiptarët mikpritës. Shpresojmë që iranianët (që tani kanë të drejtën ligjore të hedhin raketat e tyre “mbinatyrore” në kampin e Manzës) ta kuptojnë këtë”, thuhet në një mesazh të publikuar në Telegram.