Të jesh i preferuar është një përparësi për shumë njerëz. Qoftë në jetën personale apo atë profesionale, pëlqyeshmëria ndikon në mënyrën se si të tjerët të trajtojnë dhe bashkëpunojnë me ty.
Një person që nuk pëlqehet shpesh mbyll dyer, ndërsa ai që lë përshtypje të mirë, ka më shumë gjasa të fitojë besim dhe mundësi. Prandaj, është thelbësore të dish si të krijosh një përshtypje të parë pozitive.
Sipas autorit të njohur të lidershipit, John Maxëell, ekziston një rregull i thjeshtë që mund ta bëjë këtë të mundur, emërtohet rregulli i 30
Çfarë është rregulli i 30 sekondave?
Në librin e tij ‘25 mënyra për të fituar njerëz’, Maxëell shkruan:
“Njerëzit ndihen më mirë dhe sillen më mirë kur u kushtoni vëmendje, i pohoni dhe i vlerësoni.”
Pra, ideja është kjo, brenda 30 sekondave të para të një takimi ose bisede, thuaji personit përballë një fjalë të mirë – një kompliment sinqertë ose një koment inkurajues. Kaq mjafton për të vendosur një ton pozitiv dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme.
Mos u përqendro te vetja, por përqendrohu te tjetri
Siç thekson Medium.com, shumica e njerëzve, kur takojnë dikë të ri, përpiqen të duken sa më mirë vetë. Rregulli i 30 sekondave sugjeron që ta përmbysim këtë mënyrë të të menduarit: në vend që të kërkosh të impresionosh, fokusohu te tjetri, vë në pah cilësitë e tij/saj, dhe ndihmoje të ndihet i/e vlerësuar.
Ky qëndrim pozitiv jo vetëm që i bën njerëzit të ndihen mirë në praninë tënde, por edhe ndryshon mënyrën se si ata të perceptojnë dhe ndërveprojnë me ty.
Përfitimet e rregullit të 30 sekondave
Ndihmon në bindje
Një kompliment i sinqertë tregon vetëbesim dhe krijon një ambient të relaksuar. Të tjerët ndihen më të hapur, pa nevojën për të “provuar” veten përballë teje.
Forcon lidhjet
Kur lavdëron dikë në mënyrë autentike, ti ndikon edhe në mënyrën se si ai person e sheh veten. Me kalimin e kohës, ata fillojnë të identifikohen me imazhin pozitiv që u ke ndihmuar të formojnë, dhe kjo forcon marrëdhënien mes jush.
Tregon aftësi udhëheqëse
Një udhëheqës i vërtetë di të frymëzojë dhe motivojë të tjerët. Fjalët inkurajuese janë një mjet i fuqishëm për të ngritur moralin dhe për të ndërtuar besnikëri në ekip.
Kthimi pozitiv
Inkurajimi që jep nuk shkon dëm. Edhe nëse nuk merr menjëherë një përgjigje, fjalët e tua të mira do të mbahen mend, dhe ndoshta do të kthehen në një formë tjetër, në një moment tjetër. Syri.net-iefimerida
