SYRI TV/ Vendimi absurd i bashkisë Elbasan – Hiqet transporti publik drejt varrezave, të moshuarit: Paguajmë taksi…

Prej disa muajsh në mënyrë të çuditshme Bashkia e Elbasanit ka ndërprerë transportin publik nga qyteti në drejtim të varrezave të qytetit. Çdo ditë shumë qytetarë, që shkojnë të vizitojnë vendprehjet e të afërmve të tyre, përballen me mungesë transporti, ndërsa nga pushteti lokal nuk u është dhënë asnjë shpjegim.

Syri TV

Qytetarët e Elbasanit prej kohesh po përballen me mungesën e transportit publik që i mundëson atyre vizitën në varrezat e qytetit. Situata bëhet më e vështirë  në stinën e verës ku temperaturat e larta ku situata bëhet më e vështirë për të moshuarit, të cilët duan të shkojnë në vendprehjet e të afërmeve të tyre.

Qytetarët shprehen se është e vështirë dhe shpesh detyrohen që rrugën ta bëjnë në këmbë teksa për këtë situatë nuk kanë ende një shpjegim.

Transporti urban, nga qyteti në deri pranë varrezave të qytetit ka funksionuar prej vitesh, por çuditërisht prej disa muajsh autobusët urban janë hequr.

Dhe pse shpeshherë kanë kërkuar një zgjidhje nga bashkia Elbasan duket se zëri i qytetarëve ka rënë në vesh të shurdhët.