Gjyqi për kryebashkiakun e Stambollit, prokuroria kërkon 7 vite e 4 muaj burg për kundërshtarin e Erdoganit, zbardhet akuza

Gjyqi për kryebashkiakun e Stambollit, prokuroria kërkon 7 vite e 4 muaj burg për kundërshtarin e Erdoganit, zbardhet akuza

Prokuroria ka kërkuar një dënim me burg deri në 7 vite e katër muaj dhe heqjen e të drejtave politike për kryetarin e paraburgosur të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në lidhje me deklaratat që ai bëri kundër kreut të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit. Ky rast i paraprin rasteve që çuan në arrestimin e tij më 19 mars dhe nuk lidhet drejtpërdrejt me to. Ekrem İmamoğlu, i cili po mbahet në burgun Silivri, në perëndim të Stambollit, u paraqit sot para gjykatës me akuzën e shënjestrimit të kryeprokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, Akin Gürlek. “Unë jam këtu, në këtë burg, sepse fitova Stambollin tre herë kundër këtij mentaliteti. Jam këtu sepse ushtruam qeverisje lokale pro-popullore për 16 milionë njerëz. Jam këtu sepse isha rojtari...