Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Netanyahu: Irani ishte afër krijimit të bombës nukleare! S’mund të lejonim një holokaust bërthamor
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Fox News të dielën se ai nisi sulmet ajrore kundër Iranit për të parandaluar “një holokaust bërthamor”, duke pretenduar se qeveria e tij kishte informacione se Irani ishte muaj larg zhvillimit të një arme bërthamore fillestare. “Na u desh të vepronim”, i tha Netanyahu Fox të dielën. “Ishte ora e 12-të dhe ne vepruam. Për të shpëtuar veten, por edhe… për të mbrojtur botën nga ky regjim.” “Informacioni që morëm dhe që i ndamë Shteteve të Bashkuara ishte absolutisht i qartë: Se ata po punonin sipas një plani sekret për ta armatosur uraniumin, se po ecnin shumë shpejt, se do të arrinin një pajisje testimi dhe ndoshta një pajisje fillestare brenda disa muajsh, dhe sigurisht më pak se një...