Aksident në Rrugën e Arbrit, lëndohen dy turistë, përfundojnë te Trauma

Dy turistë që po udhëtonin nga Maqellara në drejtim të Bulqizës janë aksidentuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”.

Dy turistët që vinin nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut dyshohet se kanë bërë një parakalim të gabuar dhe kanë humbur kontrollin e motomjetit i cili është përplasur me murin e sipërm të rrugës.

Ata u dërguan fillimisht në spitalin e Bulqizës ku morën ndihmën e parë dhe më pas janë nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.