Deputeti Shehu ngre alarmin: Pas Përmetit, mbjetet po digjen dhe në Këlcyrë! Vjosa në rrezik nga dorsa kriminale e Lubi Kumbaros

Vijon krimi mjedisor në Përmet. Pasi u dogjën mbjetet në ladfillin e Piskovës mbrëmë në flakë janë vënë dhe mbetjet në Varibop të Këlcyrës buzë Vjosës. Deputeti Tritan Shehu akuzon ministren e Turizmit dhe Mjedisit për këtë skemë kriminale e korruptive pjesë e të cilit janë dhe bashkitë e Këlcyrës dhe Përmetit.

Postimi 

Mbrëmë u vunë flakën mbeturinat e Lubi Kumbaros në Varibop të Këlcyrës, buzë Vjosës!
Pas djegies së tyre në Piskovë të Përmetit, tani po i djegin edhe në Këlcyrë.
E njëjta “dorë” kriminale!
E njëjta “strategji” kriminale e korruptuar.
Të njëjtat leje grumbullimi në vende dhe kushte jashtëligjore nga Lubia.
Nga deputetja-ministre e Ambientit!
Kjo buzë Vjosës, ajo e Piskovës buzë përroit që derdhet në Vjosë.
Që në kohë shira të mbushin lumin e UNESCO-s.
Në thatësirë e djeg e njëjta dorë, për të fshehur krimin apo përvetësuar fondet e përpunimit.
Duke toksikuar mijëra banorë, bagëti, natyrën vetë.
Dhe e njëjta heshtje nga prokuroria, policia…
Diktati i Lubisë u mbyll gojën edhe atyre.
Ndërsa Bashkitë e Këlcyrës e Përmetit janë pjesë e këtij krimi e korrupsioni vrasës për njerëzit, ambientin, gjënë e gjallë, natyrën e Vjosës.