Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Studentja që për mrekulli shpëtoi pa hypur në avionin e vdekjes
Fati të shpëton një herë nga vdekja. Një studente e cila kishte prerë biletën e avionit ka shpëtuar për mrekulli pa hypur në avion e vdekjes. Ajo i mbijetoi rrëzimit të avionit në Indi falë trafikut në qytetin e Ahmedabad. Kjo është historia e Bhoomi Chauhan, një studente e ekonomisë që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, por që ishte me pushime në Indi. Gruas, e cila duhej të merrte avionin e rrëzuar “Air India AI171”, iu mohua hyrja në bord sepse mbërriti vonë në aeroport. BBC raporton se Chauhan ishte nisur nga Ankleshëar, 201 km në jug të Ahmedabadit. “Kisha mbërritur në qytet në kohë, por, për shkak të trafikut, mbërrita vonë në aeroport, kështu që nuk më lejuan të hyja”, tha studentja...