“Mayday… po humbasim fuqinë”, thirrja e fundit e pilotit të Air India para tragjedisë/ Ja për çfarë dyshojnë ekspertët

“Mayday… po humbasim fuqinë”, thirrja e fundit e pilotit të Air India para tragjedisë/ Ja për çfarë dyshojnë ekspertët

Një tragjedi ajrore e përmasave të frikshme ka goditur Indinë, ku një avion i linjës Air India u rrëzua vetëm sekonda pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, duke vrarë 241 nga 242 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në bord. Pak çaste para rrëzimit shkatërrues, kapiteni Sumeet Sabharwal – një pilot me mbi 8,200 orë fluturimi – lëshoi një thirrje emergjente dramatike: “Mayday… pa shtytje, po humbasim fuqinë, të paaftë për ngritje”. Këto ishin fjalët e fundit të regjistruara nga kabina e pilotit, ndërsa Dreamliner-i Boeing 787-8, i ngarkuar me rreth 90 ton karburant për fluturimin drejt Londrës, u përplas në një zonë të banuar vetëm 1.5 milje pas pistës. Mes një skene apokaliptike, një burrë britanik, Viswashkumar Ramesh, arriti të mbijetojë. Ai eci i vetëm...