‘Për tekat e Ramës, shtetit i është shkaktuar dëm 15 mln euro’/ Llangozi: Ka hetim në SPAK për dyshen McGonigal-Rama!

15 milion euro dëm i është shkaktuar shtetit shqiptar, për shkak të tekave të kryeministrit Edi Rama, vetëm se ka favorizuar një kompani amerikane për naftën, ku ortak është ish shefi i spiunazhit të FBI-së, Charls McGonigal.

Kështu u shpreh nga emisioni Kafe Shqeto në Syri Tv, avokati Arben Llangozi, i cili theksoi se veç akuzave për spiunazh ndaj ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit amerikan, të mos hetohet edhe për akuzat e korrupsionit.

Llangozi, duke llogaritur se dëmi ndaj shteti shqiptar është shumë i madh dhe se gjykata ka vendosur që duhet të bëhet kompensimi për kompaninë që ka fituar gjyqin, hetimet për dosjen McGonigal-Rama janë duke u kryer mes SHBA-SPAK, referuar edhe kallëzimit që 15 deputetët të PD kanë depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Ramës.

Por SPAK, sipas Llangozit i ka kërkuar PD, të mos japë detaje të dosjes hetimore, për shkak të sensibilitetit që ka dhe sekretit hetimor.

Edhe pse dosja është hapur për vepra për spiunazh, por kjo nuk do të thotë që spiunazhi të mos ketë veprime të tjera që kanë të bëjnë me korrupsion.  Është transmetuar në media se kemi të bëjmë më shumë 200 mijë dollarë, por bëhet fjalë për 15 mln euro, kontratë që është dhënë për Albpetrol, naftës që i është dhënë kompanisë që ka qenë ortak McGonigal. Kompania kualifikuese është drejtuar në gjyq dhe shteti shqiptar ka paguar për shkak të favorizimit të McGonigal.

Hetimet mes SHBA-SPAK, kam besim se do kemi rezultate. Veprimet janë të kryera, dëmi ndaj shtetit është shumë i madh. Dhe duhet goditur. Kemi dëm që shtetit i është shkaktuar dhe duhet të ketë përgjegjësi. Dëmi është evident. Shteti shqiptar i detyrohet të paguajë këtë vlerë për një tekë të kryeministrit. Dosja është përrreth dy vitesh, dosje voluminoze.

Në dijeninë time, është bërë një njoftim PD të mos publikojë detaje nga dosja, pasi ka sekret hetimor. Kam lexuar kallëzimin penal të 15 deputetëve për Ramën dhe i është drejtuar SPAK. Ka nisur regjistrim të procedimit penal pë Ramën, dhe i ka kërkuar PD të mos japë detaje për dosjen hetimore.