SYRI TV/ KQZ nuk paguan faturën 9.2 mln euro DHL: Pagujmë vetëm zarfet që kanë firmë

Ndonëse publikisht, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i Qendror i Zgjedhje flet për një proces model të votës së diasporës, dhe  mohon akuzat e opozitës për degradimin e  procesit të shpërndarjes së votave sidomos  në Greqi, kur vjen puna tek përmbushja e detyrimeve financiare, KQZ refuzon të paguajë faturën 9.2 milionë euro  që ka kërkuar  kompania postare DHL, dhe arsye për këtë është pikërisht, mos dorëzimi i zarfeve personalisht tek zgjedhësit, siç ishte parashikuar në kontratë.

KQZ ka konfirmuar se nuk do vrarë paguajë për asnjë zarfë zgjedhor që u është dorëzuar emigrantëve shqiptarë  pa firmën e tyre, dhe se po heton një për një të gjitha firmat.  Zbritja  nga fatura 9.2 milionë euro  të tenderit  të DHL do të nxjerr në pah, se sa zarfe nuk janë dorëzuar personalishte  tek emigrantët jashtë vendit, duke konfirmuar kështu pretendimet, që nga  dorëzimi i zarfeve tek persona të tjerë, e deri tek plotësimi i tyre nga patronazhistë të PS.

Me këtë qëndrim KQZ konfirmon edhe njëherë denoncimet e opozitës, se votimi i diasporës pati parregullsi dhe kompania e kontraktuar nuk respekti kontratën për të ofruar shërbimin në mënyrë të rregullt. Problemet më të mëdha u konstatuan në Greqi, ku nënktontraktorët nuk dërguan zarfet me fletët ë votimit në adresat e emigrantëve.

E në shumë shtete të tjera, zarfi me fletën e votimit nuk iu dha në dorë emigrantëve, që më pas duhet të firmosnin edhe mrrjen në dorëzim. Por përtej të gjithë problematikave, KQZ u mundua që të mbulojë parregullsisë, duke e cilësuar procesin të rregullt. Por sot kur Ilirjan Celibashi dhe KQZ duhet të konkretizojë zbatimin e kontratës dhe pagesën përkatëse, del me një tjetër qëndrim, që procesi pati parregullsi.

Pra e thënë më qartë, në momentin që diskutimi është në nivelin politik, dhe me fakte publike për parregullsi, KQZ mban qëndrimi se procesi ishte i rregullt. Ndërsa kur bëhet fjalë për përgjegjësitë ligjore, KQZ dhe Ilirjan Celibashi nuk marrin përsipër ta cilësojnë të rregull procesin, duke shmangur në këtë formë përgjegjësinë ligjore për mosrespektimin e kontratës nga DHL dhe shkeljeve për deformimin e votës së diasporës.