“E papranueshme”/ Kushtetuesja reagon pas deklaratës së Ramës për pagat e gjyqtarëve

“E papranueshme”/ Kushtetuesja reagon pas deklaratës së Ramës për pagat e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese ka publikuar një reagim në faqen zyrtare ku shprehet se çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj institucional, është e papranueshme. Reagimi i Kushtetueses vjen një ditë pas një reagimi me tone të ashpra të kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të bërë në Gjykatën Kushtetuese. Rama e ka konsideruar kërkesën e tyre “një praktikë të paprecedentë dhe të dëmshme për ekzekutivin dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri”. Reagimi i Gjykatës Kushtetuese: “Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në...