Rrëzimi i avionit të Air India në Ahmedabad shënon herën e parë që një ‘Boeing 787 Dreamliner’ bie në këtë mënyrë që nga debutimi i tij 14 vite më parë. Ngjarja përfaqëson një goditje të rëndë për reputacionin e kompanisë ajrore amerikane ‘Boeing’, e cila vetëm pak javë më parë festonte një moment historik për këtë model.
Vetëm gjashtë javë më parë, Boeing njoftoi se flota globale e 787-ve kishte transportuar mbi 1 miliard pasagjerë, përmes më shumë se 5 milionë fluturimesh dhe mbi 30 milionë orë fluturimi, falë mbi 1,175 avionëve të këtij lloji në përdorim anembanë botës.
Por kjo ngjarje fatkeqe vjen në një moment delikat për kompaninë, e cila vazhdon të përballet me sfida serioze, përfshirë problemet me programet e avionëve 737 dhe incidentet tragjike që kanë lënë pasoja në besimin e publikut.
Ngjarja përbën gjithashtu një test të madh për CEO-n aktual të Boeing, Kelly Ortberg, i cili po i afrohet përvjetorit të parë në detyrë. Ai u emërua me qëllim që të ndihmojë në rikthimin e besimit ndaj prodhuesit amerikan, në një kohë kur e ardhmja e kompanisë ishte gjithnjë e më shumë në pikëpyetje./BBC – SYRI.NET
