Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Agron Çela deputet, merr me PPP rezidencën qeveritare dhe trashëgon mandatin tek e bija
Kryeministri Edi Rama ka finalizuar një tjetër pazar me konflikt interesi në favor të një deputeti aktual të Partisë Socialiste dhe vajzës së tij, e cila u zgjodh deputete më 11 maj 2025 nga lista e mbyllur. Bëhet fjalë për deputetin e Shkodrës, Agron Çela, i cili më 4 qershor 2025 përfitoi me procedurë koncesionare (PPP) zhvillimin dhe shfrytëzimin për biznes privat të rezidencës qeveritare në Velipojë, përmes kompanisë “Xhenis-SH Sh.p.k.”, e regjistruar në emër të bashkëshortes së tij, Belma Çela. Sipas Ligjit Nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesit të personave të zgjedhur dhe të emëruar në funksione publike”, ky përfitim përbën shkelje të qartë, pasi deputeti ka përfituar pasuri publike përmes një subjekti të lidhur familjarisht. Ligji përcakton se konflikti...