35 organizata dhe me shumë se 700 qytetarë kanë firmosur, për ndërprerjen e punimeve, që po kryhen në ish-burgun e Spaçit. Aktivistë, artistë, specialistë të fushës dorëzuan një peticion në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe dënuan ashpër tjetërsimin e historisë.
SYRI TV
Aktivistë, artistë, specialistë të fushës dorëzuan një peticion në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përmes të cilit kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve që po kryhen në burgun e Spaçit. Ky peticion, i hartuar në një gjendje të jashtëzakonshme të shkaktuar nga ndërhyrja e papritur, e pakoordinuar dhe amatoreske e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Kulturës bëri që 35 organizata dhe me shumë se 700 qytetarë ta firmosnin për vetëm 6 ditë. Qëllimi i tij është ndalimi i vijimit të punimeve dhe, për rrjedhojë, parandalimi i tjetërsimit të historisë.
Ndërhyrjet bien ndesh me çdo parim restaures dhe me planin e menaxhimit që vetë qeveria ka miratuar. Në këtë plan thuhet qartë se nuk do të ketë ndërhyrje që tjetërsojnë kujtesën, vlerat historike apo strukturën e burgut kamp të Spaçit. GPo ashtu, kjo ndërhyrje bie ndesh me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë. si dhe me VKM-në shoqëruese nr. 1099: “Për kriteret dhe mënyrat e ndërhyrjes në pasuritë kulturore”, e cila përcakton qartë direktivat për ndërhyrjet restauruese të cilat nuk kanë asnjë lidhje me ndërhyrjen që po kryhet aktualisht në këtë zonë.
