SYRI TV/ Fermeri i lënë në harresë nga shteti: Prodhimet nuk nxjerrin as kostot e tyre

Fermeri Pajtim Jarua nga Boçova e Fierit është i zhgënjyer nga shteti i cili e ka lënë në harresë, pasi gjithë prodhimet që nxjerr nuk shiten, ose merren me një çmim të ulet që nuk nxjerr as kostot. Fëmijët sipas tij janë larguar në emigrim dhe nuk do të kthehen më në Shqipëri pasi nuk kanë asnjë leverdi për të punuar tokën

Syri tv

Pajtim Jarua nga Boçova e Levanit, tregon vështirësitë e një fermeri. Ai shprehet se del me humbje dhe nuk nxjerr as kostot e prodhimit teksa thekson se me punën që ben ne toka arrin të nxjerr në ditë vetëm paratë për një kafe turke.

Fermeri shkon edhe më tej, teksa e deklaron me krenari se fëmijët e tij kanë bërë shumë mirë që kanë ikur nga Shqipëria pasi këtu do grindeshin për pronat dhe nuk do kishin mundësi ekonomike për familjet e tyre. Sipas Jaruas prej 20 vitesh ne fshat nuk bëhen dasma.

Edhe pse ka shërbyer si kryeplak i fshatit, fermeri thotë se ndihma nga shteti vjen vetëm kur afrohen zgjedhjet. Pastrohet një kanal, vihen dy drita dhe më pas harresë.