Bala: Redaktori i Veliajt ishte vetë Rama

Gazetari Anri Balaj, i ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, theksoi se redaktori i Erion veliajt për shkrimet e tij nga burgu ishte vetë kryeministri Edi Rama.

Ai tha se Rama i kthen në viktima subjektet e SPAK-ut ku sipas tij, janë kryebashkiakët dhe ministrat socialistë.

“Pra duke mos pasur standarte SPAK-u. Rama  subjektet e SPAK-ut i kthen në viktima. Po viktimat kush janë, Erioni, Arbeni, Beqaj, kryebashkiakët, Bllakot e të gjithë të tjerat përveç Ramës. Pra në rastin konkret deri më përpara thoshin që na erdhi drejtësia, tani me gabimet që bën SPAK-u po mendojmë që kjo drejtësia, po i bie në ‘qafë’ këtyre njerëzve. Po përdhosin institucionin e drejtësisë duke e bërë pa standarte. Dhe drejtpërsëdrejti ata që arrestohen aty, po kthehen në viktima. Po prap duket  sikur Rama po përfiton këtu se thotë mirë që po mi kapin, por po mi kapin kot. Nga ana tjetër tani redaktori i Erionit kush është? Rama pra është.” tha Bala.