SYRI TV/ Denoncimi i ‘Piranjave’, IKMT gjobit Bashkinë e Krujës

IKMT ka gjobitur Bashkinë e Krujës pas denoncimit të emisonit inevstigativ “Piranjat” në Syri Televizion duke evidentuar 8 shkelje ligjore për trajtimin e mbetjeve.

Jashtë çdo parashikimi ligjor, dhe afatesh të kontratave, thotë IKMT, bashkia po I hedh mbetjet përmes pajisjeve të palicencuara dhe në zona të ndaluara. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka konstatuar të paktën 8 shkelje lidhur me trajtimin e mbetjeve në Bashkinë e Krujës duke e gjobitur këtë të fundit pas denoncimit të bërë nga emisioni investigativ “Piranjat” në Syri Televizion. Në procesverbalin e IKMT theksohet se në venddepozitimin e paligjshëm të Kodër Dollakut, nuk disponohet leja mjedisore si dhe infrastruktura për të asgjësuar mbetjet e parikuperueshme me operacione të sigurta asgjësimi.

Ligji parashikon transportimin e tyre me mjete të licencuara nga Qendra Kombëtare e Licencave në nënkategorinë III. 2. B. Ndërkohë, IKMT ka konstatuar se mjetet e bashkisë i transportojnë mbetjet pa qenë të pajisur me licencat përkatëse. Mbetjet në Kodër Dollak thotë IKMT po hidhen në kundërhstim me ligjin në një vend të ndaluar, sepse në asnjë mënyrë nuk lejohet grumbullimi i mbeturinave në zonat publike, parcelat bujqësore, pranë kanaleve kulluese e ujitëse, si dhe në çdo vend tjetër ku dëmtohen tokat, bimët dhe kafshët. Për të gjitha këto shkelje, Bashkia e Krujës rrezikon të dënohet me disa gjoba, të cilat shkojnë në total 44 milionë lekë minimumi, ose 75 milionë lekë maksimumi. Prej dy muajsh, “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qytetet Shijak dhe Fushë Krujë.

Bashkia e Krujës, duhet t’i depozitojë mbetjet në Zonën e Mbrojtur Mjedisore të Tiranës, në Sharrë. Por nuk e ka respektuar këtë vendim dhe ka sajuar një vend që nuk plotëson asnjë lloj kushti në Kodër Dollak, në fshatin Kameras të Fushë Krujës. Shkeljet në hartimin e këtij projekti janë flagrante, pasi edhe pse Kruja nuk ka asnjë landfill të licencuar, në projekt vendi në Kodër Dollak cilësohet si landfill në kategorinë C2. Sipas relacionit teknik të përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, afati i përdorimit parashikohej për 3 vjet deri në përfundim të venddepozitimit të mbetjeve në Tiranë, ndërsa në krye të planzbatimit kohëzgjatja ishte 5 vite. Por në fakt këto afate janë tejkaluar dhe Kodër Dollaka vazhdon të jetë një landfill që mbledh gjithë plehrat e qytetit.

Gjithashtu nuk respektohet as parashikimi ligjor që mbetjet nuk duhen përzier me mbetje ose materiale të tjera që kanë veti të ndryshme nga të tyret. Kompania, e kontraktuar për mbledhjen dhe depozitimin e mbetjeve, Alba Konstruksion, disponon vetëm leje mjedisore të tipit C, që është shfuqizuar dhe për landfille duhet leje e tipit A ose B. korrigjo vetem gabimet orografike