Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Farsa elektorale/ KAS vendos rihapjen e kutive të mbi 1200 qendrave të votimit në Tiranë
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur me kërkesë të dy anëtarëve të PD, që do të bëhet këqyrja e fletëve të votimit për qarkun e Tiranës. Dy anëtarët kanë kërkuar, sipas të drejtës që u jep Kodi Zgjedhor, që të bëhet rihapja e kutive në të gjithë Tiranën. Ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi qarku më i madh i vendit ka 1282 QV dhe data për nisjen e procesit do përcaktohet në një moment tjetër. Kujtojmë se pas akuzave të Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimit të papërdorura, sot janë hapur për verifikim 233 kuti të tjera votimi. Procesi ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit në Vaqarr, në një ambient ku KQZ ruan çdo material zgjedhor.