Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani – një nga anëtarët e bandës së Laert Haxhisë ka zbuluar se për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimit ka paguar Mario Diamanti.
E ndërsa biznesmeni Selimi u ekzekutua në 1 qershor të 2021, Mario Diamanti u vra në 17 nëntor 2021, pranë pikës së tij të karburantit në lagjen “Nikea” të Athinës.
“Lekët për vrasjen e Tepelenës i mora. Pagesën do ta bënte nga Greqia Mario Diamanti – ai i dërgoi lekët me autobus. Mua m’i dha lekët Lulzim Arapi. Fillimisht mora 20 mijë euro. Rreth 4 mijë euro të tjera i mora pas dy muajsh. Një pjesë i kam marrë tek daja i Laertit, ndërsa pjesën tjetër m’i ka dhënë Lulzim Arapi te TEG-u. Pjesën tjetër të lekëve e mbajti Laerti” deshmoi sot ne GJKKO Tafani.
Zbulon se kur u gjet i masakruar në rezervuar trupi i 26 vjeçarit Fridman Xhaferri, Tafani kishte qenë në Sarandë. Një tjetër krim ka qenë dhe tentativa për të vrarë avokatin Adriatik Guri, kushëririn i tij dhe një anëtar të bandës së Lushnjës Rexhep Gina. Sipas Tafanit, Laerti Haxhiu donte ta vriste avokatin pasi dyshonte se po ndihmonte kundërshtarët e tij. Por, avokatik Adriatik Guri ka shpëtuar falë një fqinji të tij.
“Unë ika dhe rrija në Sarandë në verë. Kur doli në lajme që ishte gjetur trupi i Fridamit në Gjanç, më mori Lulzimi dhe më tha: “Hajde pak në Tepelenë. Nuk doja të ikja, por erdhën në Sarandë Lulzimi me Laertin.
Gjatë kësaj kohe, Lulzimi u shpall në kërkim. Laerti iku në Greqi. Pas ca kohësh ika edhe unë. Kur takova Laertin, më përmendi që do të vrisnim Rexhep Ginajn.
Mora shtëpi me qira në Lushnjë. Do të vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin. Ndërkohë, unë e kam kushëri.
Donte ta vriste Laerti, sepse – sipas tij – ky ndihmonte hasmin e tij. Këta, njëkohësisht, kishin kamerat e Policisë dhe kishin edhe kodin. Më ruanin dhe mua.
Këta më ruanin edhe mua. Lulzim Arapi erdhi te shtëpia, solli një pistoletë “CZ” me dy silenciatorë. Vazhdonim ta ruanim avokatin. Unë rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati, dhe i thashë që nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi. Një natë na iku ai. Unë u përfshiva nga frika, jo për lekë. Tha ai (Laerti): “Do bëhet.”
Lulzimi ishte gati ta qëllonte. Ishim te hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment, e dalloi një komshi aty dhe i tha: “Çfarë bën?” Fati i avokatit, e shpëtoi Zoti. Më pas, Laerti e anulloi, tha: “Nuk do e bëjmë avokatin.” Laerti ishte në Greqi, na urdhëronte nga andej.” – ka rrëfyer në GJKKO Artan Tafani.
