Kërkimi Shkencor në dorë të Ramës/ Muka: Kthim në vitet ’50-’60, qeveria investon për shkatërrimin e arsimit e uljen e vlerave të diplomës

Si aktivist, sikurse dhe në cilësinë e studiuesit shkencor, Taulant Muka e cilëson, regres për vendin, kapjen institucionit të kërkimit shkencor nga qeveria, siç njihet ndryshe edhe ‘Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor’.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Muka tha se aprovimi i këtij këshilli, është kthim në Shqipërinë komuniste të viteve ’50-’60, ku partia do të revolucionalizonte universitetet dhe shkencën.

Sipas Mukës, ‘Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor’, i vendosur nën diktatin e kryeministrit dhe ministrave, nuk lë hapësira për zërin e vërtet shkencor, duke ngritur alarmin për nivelin se ku ndodhet shkenca sot.

Ky zaptim që po i bëhet arsimit nga ana e politikës, do t’i shkaktojë dëme të mëdha vendit dhe shkencës në tërësi’, theksoi ndër të tjera Muka, duke shtuar se ‘hapat e qeverisë shqiptare janë në kontekstin e shkatërrimit të arsimit dhe uljen e vlerave të diplomës’.

Pseudo-shkencëtarët i ngrenë në vlera për shkak të pozicioneve institucionale që kanë, ndërsa shkencëtarët  e vërtet i lënë pas dyerve dhe institucioneve. Aprovimi i këtij këshilli, është kthim pas më ‘50-’60, ku partia do revoluciononte universitetet dhe shkencën.

Ajo po ndodh sot. Të marrësh burokratë, ministra që s’kanë kapacitete për të diagnostikuar shkencën, ky këshill shkencor ndërton politika për shkencën që do të miratohen po nga ministrat. S’ka hapësirë për zërin e vërtet shkencor. Është katastrofike, alarmante, në nivelet e komunizmit shkenca sot.

Ne kemi propagandë sot. AKSHI bën evenimente pompoze për të treguar se po japin grante kërkimore, ndërsa shumat janë të ulëta. Start up-it të Mira Muratit i japin më shumë, ku është kapital amerikan e jo shqiptar. Kemi një shoqëri të varfër nga ana arsimore dhe  s’mund të kuptojnë nivelin e madh të shkatërrimit të dijes.

Ka të bëjë me shkatërrimin e mendimit kritik në universitete. Ata janë opozita më e fuqishme të çdo qeverie në botë. Jo më larg se në Amerikë ne shohim përplasjet mes qeverisë dhe universiteteve, janë shtyllat kryesore të demokracisë së një vendi. Ky zaptim që po i bëhet arsimit do t’i shkaktojë dëme të mëdha. Njerëzit do kenë më shumë frikë për të folur. Hapat e qeverisë shqiptare janë kontekstin e shkatërrimit të arsimit shqiptar dhe uljen e vlerave të diplomës.