Turistët në Shkodër, Rama poston videon: Parku Arkeologjik mirëpret çdo ditë qindra vizitorë nga mbarë bota

Turistët në Shkodër, Rama poston videon: Parku Arkeologjik mirëpret çdo ditë qindra vizitorë nga mbarë bota

Parku Arkeologjik Shkodër edhe këtë vit vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara për turistët nga vende të ndryshme të botës. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga vizita e turistëve në këtë monument të rëndësishëm në Shkodër. ”Parku Arkeologjik Shkodër mirëpret çdo ditë qindra vizitorë nga mbarë bota duke e çuar në 59,402 numrin total të vizitorëve nga janari në 31 maj”, shkruan Rama. Turistë nga vende si Gjermania, Turqia, Kina, Izraeli por edhe shqiptarë të Kosovës flasin për përshtypjet e tyre për këtë park. ”Ne jemi nga Gjermania. Dhe jemi këtu për herë të parë. Është e mrekullueshme”, thotë një turist gjerman. Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja, ajo që vazhdon të tërheqë...