Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Arrestohet operatori turistik pas ngjarjes tragjike me jet ski në plazhin e Durrësit, viktima u lejua të drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Policia e Durrësit ka arrestuar Luis Xhumarin, operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet Ski.
Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes së viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e ndonjë problemi shëndetësor
Nga verifikimet e policisë rezulton se viktima nuk posedonte lejen për drejtimin e mjetit lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira mjetin është konstatuar në shkelje të rregullores.Bazuar në rregullore, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm kur drejtuesi është i pajisur me leje përkatëse.
Në rast se pushuesi nuk e zotëron këtë leje, drejtimi i mjetit duhet të bëhet nga një punonjës i operatorit. Ngjarja tragjike e së dielës kthen në vëmendje sërish sigurinë në plazhe edhe këte sezon turistik.

Top Channel