Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksidenti në Vlorë/ Pas 19-vjeçarit, ndërron jetë edhe adoleshenti
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë humbur jetën. Të lënduarit, janë transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, Luan Llanaj, 19 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Pas disa orëve ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari T.M. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të...