Atmosferë fantastike në Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër

Atmosferë fantastike në Festivalin e Këngës për Fëmijë në Shkodër

Në sheshin përpara teatrit “Migjeni” në Shkodër u zhvillua dje nata e dytë e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Në skenë u prezantuan 15 këngë të reja në kategorinë “Junior” dhe “Të vegjlit” duke konfirmuar potencialin artistik të fëmijëve pjesëmarrës të festivalit. Ministri i Ekonomisë, Kulturvs dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përcolli momente nga ky aktivitet. “Pak nga atmosfera fantastike e festivalit të fëmijëve në Shkodër”, shkroi ai në rrjetet sociale. Në natën e parë u prezantuan 14 këngë të reja, duke i dhënë jehonë talenteve të rinj nga mbarë trojet shqiptare. Ky festival bashkon zëra të mrekullueshëm të vegjëlish nga gjithë trojet shqipfolëse, në ngjarjen kulturore më të rëndësishme të fëmijëve dhe në eventin më jetëgjatë muzikor në Shqipëri. Festivali...