SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që Shtëpia e Bardhë tha se është “e pranueshme” dhe është “në interesin më të mirë” të Teheranit që ta pranojë, raportuan mediat amerikane më 1 qershor. Raportimet për këtë propozim vijnë pas një raporti të Kombeve të Bashkuara që tha se Republika Islamike ka rritur prodhimin e pasurimit të uraniumit në nivele të larta. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se atij i janë paraqitur “elemente të një propozimi të SHBA-së” nga homologu i tij nga Omani gjatë vizitës së tij në Teheran të shtunën. “I dërguari [i SHBA-së, Steve] Witkoff ka dërguar një propozim të detajuar dhe të pranueshëm te regjimi iranian dhe është në interesin më të mirë të...