Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit, denoncon Harxhi: Banda pranë Tiranës po kërcënojnë qytetarët
👁4066
Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën, Edith Harxhi, ka bërë një denoncim të fortë në një emision televiziv, duke pretenduar se banda të armatosura po kërcënojnë qytetarët në prag të zgjedhjeve. Sipas Harxhit, në disa zona pranë kryeqytetit situata është e frikshme për shkak të veprimeve intimidues ndaj votuesve. “Në fshatra jo shumë larg Tiranës ka banda që të ndërpresin rrugën. Kjo është e frikshme”, deklaroi ajo. Ajo nuk dha më shumë detaje për vendndodhjen apo autorët, por ngriti alarmin për sigurinë dhe lirinë e votës në zgjedhjet e 11 majit.