Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Gjykata e Lezhës rrëzon kërkesën e portugezit

Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e portugezit Ruben Saraiva për liri, duke e lënë kështu në qeli. Ai akuzohet si autor i vrasjes se biznesmenit Ardian Nikulaj muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin. Nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore u zhvillua sot, ku pasi dëgjoi palët gjyqtari Lurim Bulica rrëzoi kërkesën e portugezit dhe vendosi që ai të qëndrojë në burg. Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.
Prej asaj kohe, Sariva po qëndron në paraburgimin e Tiranës dhe po përballet me drejtësinë shqiptare për akuzën “vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”, ndërsa në vazhdimësi ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Nikulaj në Shëngjin. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka arrestuar edhe 4 shtetas britanikë që e ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, i cili kishte rolin e organizatorit dhe porositësit të vrasjes me motive gjakmarrjen. Edhe ndaj tyre është marrë vendimi nga Gjykata e Londrës ndërsa pritet të ekstradohen në Shqipëri brenda pak javësh, për të dalë para drejtësinë.