Dy persona kanë humbur jetën dhe 192 të tjerë janë plagosur pasi festimet për fitoren e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u kthyen në kaos në rrugët e Francës.
Të dielën në mëngjes, policia në Paris u përball me dhunë dhe trazira gjatë festimeve për fitoren historike të PSG-së kundër Inter Milan në finalen e Ligës së Kampionëve. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bastone për të shpërndarë turmat e dhunshme, ndërsa Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, tha se “barbarët kanë marrë rrugët e Parisit”.
Mijëra tifozë u mblodhën në kryeqytetin francez për të ndjekur ndeshjen, si në “Parc des Princes” ashtu edhe nëpër qytet, por festimet u shndërruan në përplasje me zjarr dhe dëme materiale.
La police fait usage de grenades lacrymogènes pour disperser les supporters du Paris Saint Germain rassemblés aux abords du Parc des Princes. #PSGINT pic.twitter.com/6RJTjojaHN
— CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) May 31, 2025
Derisa PSG fitoi 5-0, incidentet u përshkallëzuan me hedhje fishekzjarrësh dhe përplasje me policinë, përfshirë edhe në Champs Élysées, ku policia ishte e detyruar të evakuonte zonën.
Në qytetin jugperëndimor të Dax një 17-vjeçar u qëllua me thikë dhe humbi jetën, në Paris një burrë që po lëvizte me scooter vdiq pasi u përplas nga një makinë.
Policia arrestoi gjithsej 559 persona, ndërsa media raportojnë se janë 192 të plagosur. Për më tepër, makina u dogjën dhe disa dyqane u dëmtuan nëpër qytet.
Për festimet ishin planifikuar 5,400 policë dhe forca të tjera sigurie për të parandaluar trazirat, por megjithatë situata u tensionua dhe shkoi në dhunë.
/vizionplus.tv
🔴Les supporters sur les #ChampsElysées après les différents buts du PSG.#UCLfinal #liguedeschampions #Paris pic.twitter.com/WBEROjQB6q
— Charles Baudry (@CharlesBaudry) May 31, 2025

Leave a Reply