Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Drama “Kërkoj vrasës për nënën time” korr sukses në teatrin “Migjeni” të Shkodrës…
Një histori që prek thellë dhe sfidon moralin! “Kërkoj vrasës për nënën”, një dramë tipike e formulës jetësore amerikane, erdhi premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Me regji të Naser Shatrolli dhe e përkthyer nga Artur Lena, ajo sjell një histori reale, anën e padukshme të shoqërisë amerikane, anëtarët e një familje të cilët në hallin e tyre bëjnë pazare me vetveten. Drama është e vendosur në qytetin e Teksasit, por që përkon me gjithë akumulimet e mëdha të shoqërive kapitaliste, ku njeriu shndërrohet në mjet tallës dhe sensi i masës së ndershmërisë dhe ndërgjegjes bie në fund...