Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Vendimet e gjyqtares Irena Gjoka / GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës
👁7679
Është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme GJKKO kërkesa e avokatëve të Sali Berishës për gjyqtaren Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Gjoka pasi sipas tyre ajo ka qenë e dënuar në Greqi dhe vendimet e saj janë të pavlefshme. Si referencë sollën çështjen e ish-prokurorit Besnik Cani në Gjykatën e Strasburgut, por kjo u rrëzua poshtë nga togat e zeza. Kujtojmë se seanca paraprake për dosjen “Partizani” po zhvillohet me dyer të mbyllura.