Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Veliera e tyre pësoi defekt në det, Policia Kufitare e Vlorës shpëton turistët e huaj
👁15798
Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, u vijnë në ndihmë disa shtetasve të huaj, të cilëve ju rrezikua jeta, pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit. Gjatë mbrëmjes së sotme, Policia Kufitare Vlorë u njoftua nga Qendra Ndërlidhëse për Operacionet Detare, se në afërsi të ishullit të Sazanit ndodhej në rrezik një mjet lundrues tip velier, me flamur të huaj, i nisur nga Italia me destinacion Kroacinë. Veliera kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit dhe afërsisë me shkëmbinjtë, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare...