Ushtria izraelite pranon vrasjen e civilëve palestinezë pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave në Gaza

Ushtria izraelite pranoi sot se civilë palestinezë u vranë dhe u plagosën pasi forcat izraelite hapën zjarr pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmës në Rripin e Gazës.

Që kur Izraeli hoqi bllokadën 11-javore të ndihmës në Gaza më 19 maj, duke lejuar rifillimin e shpërndarjes së kufizuar të ndihmës së OKB-së, Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 400 palestinezë janë vrarë teksa prisnin për ndihma.Lexo edhe :Related Posts
Një zëdhënës ushtarak tha se incidentet në të cilat banorët e Gazës u vranë ose u plagosën janë nën hetim.

Ai theksoi se shifrat e viktimave, të ofruara nga autoritetet e Hamasit, ishin të ekzagjeruara.
IDF shtoi se ushtria qëlloi në zonat pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmës në përpjekje për të parandaluar palestinezët të afroheshin në zona specifike jashtë qendrave të shpërndarjes./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *