Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Ujë 24 orë vetëm në premtime’, Karabina: Edi Rama, propagandë dhe korrupsion
👁8668
Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka reaguar me tone të forta ndaj gjendjes së ujësjellësit në qytetin e Elbasanit dhe ka denoncuar publikisht dështimin e premtimit qeveritar për furnizim me ujë 24 orë. Sipas Karabinës, ky premtim i bërë nga kryeministri Edi Rama, Ministria e Infrastrukturës, deputetët dhe Bashkia e Elbasanit ka rezultuar të jetë një “mashtrim i pastër elektoral”, pasi punimet nuk janë kryer sipas standardeve të duhura dhe situata në qytet është përkeqësuar. “Elbasani nuk mund të ketë ujë 24 orë! Pasi sipas inxhinierëve dhe specialistëve të fushës, punimet nuk janë...