Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U kap me kokainë, arrestohet në Sarandë kandidati për deputet
👁7833
Policia e Sarandës ka arrestuar të mërkurën Ergys Isufajn, i cili është kandidat për deputet në qarkun Vlorë për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Isufaj është arrestuar pasi i është gjetur kokainë. Fillimisht ka tentuar t’i largohet policisë, por është neutralizuar nga efektivët. Policia gjithashtu i ka kontrolluar edhe banesën.