Tragjedia e rëndë që tronditi Shkodrën më 3 maj 2024, ku një nënë së bashku me tre fëmijët u gjetën të mbytur në lumin Buna, është mbyllur ligjërisht me një dënim prej 4 vitesh burg për Erdgys Arrazin, bashkëshortin dhe babain e viktimave.
Gjykata e Shkodrës e shpalli fajtor Arrazin për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Fillimisht ai u dënua me 6 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite.Lexo edhe :Related Posts
Sipas vendimit të gjykatësit Orgent Nazaj, u vërtetua se Arrazi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, Alma Arrazi, duke e çuar atë në një gjendje të rëndë ankthi dhe depresioni, që rezultoi në vetëflijimin tragjik të saj dhe tre fëmijëve të mitur.
Hetimet treguan se shkaku kryesor i përkeqësimit të gjendjes familjare ishte një lidhje jashtëmartesore e Arrazit.
Ai ushtronte presion të vazhdueshëm mbi Almën për ta larguar nga banesa, duke përfshirë edhe veprime poshtëruese si djegia e rrobave të saj në oborr dhe shkatërrimi i fotografive familjare.
