Një futbollist shqiptar 28-vjeçar, i identifikuar si Mario Bacaj ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i tetë i një bar-restoranti në qendrën tregtare të Adelaides, Australi.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 16:00, sipas mediave të huaja.
Bacaj duhej të luante për Klubin e Futbollit Adelaide Eagles më 15 qershor, por rreth orës 10:15 të mëngjesit dërgoi në grupin e bisedës së ekipit një mesazh se nuk ndihej mirë dhe nuk ishte në gjendje të luante.
Dias orë më vonë, shokët e tij të ekipit morën lajmin tronditës se Bacaj kishte ndërruar jetë pasi kishte rënë nga kati i tetë i një ndërtese.
“Jemi të shkatërruar të gjithë”, tha një person që është pjesë e klubit.
“Ai ishte shqiptar i rritur në Itali. I pëlqente të luante futboll. Ishte djali më perfekt në komunitetin tonë. Ne luanim me të çdo fundjavë.”
Shokët e ekipit vendosën lule në vendin e tragjedisë. Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë./vizionplus.tv

Leave a Reply