Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas dy incidenteve tragjike të ndodhura gjatë natës në Rusi, ku u shembën dy ura hekurudhore në rajone të ndryshme të vendit.
Ngjarja e parë ndodhi në rajonin e Bryanskut, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Moska drejt Klimovit doli nga shinat pasi një urë u shemb mbi të. Si pasojë e aksidentit humbën jetën shtatë persona, përfshirë makinistin, ndërsa 69 të tjerë u plagosën.
Vetëm disa orë më pas, një tjetër incident u raportua në rajonin e Kurskut, ku një urë tjetër u shemb teksa një tren mallrash po kalonte mbi të. Në këtë rast, një nga makinistët u plagos.
Autoritetet lokale kanë deklaruar se shkaku i ngjarjeve është ende i paqartë, megjithëse ekziston dyshimi fillestar për ndërhyrje të paligjshme në incidentin e parë. Hetimet janë në vazhdim dhe deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar.

Leave a Reply