Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Thyem një barrierë 20-vjeçare’, Shabani: Mbi 50 mijë qytetarë kanë votuar ndryshimin
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” duket se ka siguruar një mandat në Parlamentin e ri shqiptar, dhe në lidhje me këtë ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë Endri Shabani, drejtues i “Nismës Thurje”. Në reagimin e tij, Shabani e cilësoi rezultatin si një arritje historike, pavarësisht se është përkthyer vetëm në një mandat deputeti. Ai theksoi se numri i votave të marra është i jashtëzakonshëm për një forcë politike të re që del nga aktivizmi qytetar, dhe se për herë të parë pas shumë vitesh, partitë e reja kanë thyer barrierat për të hyrë në Kuvend. “Deri tani kemi marrë...