Tetë vatra gjatë 24 orëve, Emergjencat Civile: Sot pritet nivel rrezik “i lartë” për zjarre në Fier

Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.