Tensione në rritje në Izrael, Netanyahu: Ushtria do të zbatojë vendimet e qeverisë, Gaza do pushtohet!

Tensionet mes qeverisë izraelite dhe Ushtrisë janë në rritje, por këta të fundit kanë bërë një hap pas për të mos kundërshtuar më tej kryeministrin Benjamin Netanyahu në qëllimin e tij për të pushtuar Rripin e Gazës, pavarësisnt rrezikut të jetës së pengjeve që ka marrë Hamasi.
“IDF është e gatshme të zbatojë çdo vendim të marrë nga Kabineti i Sigurisë Izraelite”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit Izraelit, pas takimit të kryesuar nga Benjamin Netanyahu. Ky vendim për pushtim do i paraqitet të enjten (7 gusht) edhe Qeverisë për diskutim.
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite, Eyal Zamir, “përshkroi opsionet për vazhdimin e fushatës në Gaza. IDF është e gatshme të zbatojë çdo vendim të marrë nga Kabineti i Sigurisë”, thuhet në deklaratë. Edhe pse Netanyahu i kërkoi dorëheqjen nëse nuk zbatonte vendimin, kjo gjë nuk do ndodhë.
Shefi i ushtrisë e ka refuzuar, teksa ka bërë hap pas në kundërshtimin e planit ushtarak të kryeministrit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do ta paraqesë vendimin në kabinet për miratim, me shumë mundësi të enjten, informon ‘La Repubblica’.
Media: Shefi i IDF kundërshton pushtimin e Gazës, por nuk do të japë dorëheqjen!
Gjatë bisedimeve për sigurinë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Eyal Zamir, u shpjegoi pjesëmarrësve se si të vazhdonin operacionet në Rripin e Gazës dhe kundërshtoi mundësinë e një pushtimi. Burime të njohura me detajet i thanë Ynet , duke shtuar se Zamir e bëri të qartë se IDF do të ndërmarrë çfarëdo veprimi që vendos udhëheqja politike. Burimet shtuan se atmosfera gjatë bisedimeve ishte profesionale dhe Shefi i Shtabit sqaroi se nuk kishte kërcënuar të jepte dorëheqjen.
“Urdhri i Netanyahut është të pushtohet Qyteti i Gazës dhe kampet qendrore.”
Një burim i njohur me detajet e takimit të sotëm pasdite midis Kryeministrit Benjamin Netanyahu, Shefit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Eyal Zamir, dhe Ministrave Katz dhe Dermer i tha televizionit publik izraelit Kan se “urdhri i kryeministrit është të pushtohen kampet qendrore në Rrip dhe në Qytetin e Gazës. Këto janë zona ku ekziston frika se mund të mbahen pengje të mbajtura nga Hamasi. Manovrat ushtarake në ato zona mund të rrezikojnë jetën e tyre”.
Diskutime të mëtejshme do të zhvillohen si në kabinet ashtu edhe në kabinetin e përgjithshëm. Ministrat e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, të cilët po e shtyjnë kryeministrin të pushtojë të gjithë Gazën, nuk morën pjesë në diskutimin e sotëm.