Një situatë e tensionuar shpërtheu në sallën federale të gjykatës në Manhattan gjatë ditës së 15-të të gjyqit të bujshëm ndaj producentit të njohur muzikor Sean “Diddy” Combs, kur një grua e paidentifikuar shpërtheu në fyerje dhe thirrje të ashpra, duke thënë:
“Diddy, këta të poshtër po qeshin me ty!”
Ngjarja ndodhi pak para se të niste dëshmia e ditës, dhe juria ende nuk kishte hyrë në sallë. Sipas raportimeve, përpara shpërthimit të saj, rojet e sigurisë ishin dëgjuar duke e paralajmëruar gruan me fjalët: “Mos e bëj.” Por ajo nuk u ndal dhe u dëbua menjëherë nga oficerët e gjykatës.
Zhurma në sallë ndodhi në një moment të ndjeshëm të procesit, përpara dëshmisë së Eddy Garcia, një roje sigurie private që punonte në hotelin luksoz InterContinental në Los Angeles, ku Diddy ishte filmuar duke rrahur brutalisht partneren e tij të atëhershme, Cassie Ventura, më 5 mars 2016.
Garcia dëshmoi se pas incidentit, Diddy dhe shefja e stafit të tij, Kristina Khorram, ushtruan presion ndaj tij për të siguruar dhe më pas fshirë pamjet filmike të sulmit.
Sean ‘Diddy’ Combs fan unleashes profane rant at trial, mogul watches her get dragged from courtroom before day even starts https://t.co/nFcDb33u9R pic.twitter.com/o3oBxYgLtD
— New York Post (@nypost) June 3, 2025
“Ai më tha se do të kujdesej për mua nëse e ndihmoja ta zhdukte videon,” dëshmoi Garcia, duke shtuar: “Ishte shumë i shqetësuar. Tha se kjo video mund ta shkatërronte karrierën e tij.”
Sean Combs, 55 vjeç, akuzohet për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë trafikim njerëzor, komplot për shfrytëzim seksual dhe pjesëmarrje në një rrjet të organizuar kriminal. Prokurorët pretendojnë se ai e ka përdorur famën, pasurinë dhe bizneset e tij për të ndërtuar një skemë abuzimi dhe manipulimi që ka zgjatur më shumë se një dekadë.
Sipas akuzave, Diddy ka ushtruar kontroll të plotë ndaj Ventura-s, duke e përfshirë në maratona seksuale të shoqëruara me përdorim të drogës, të quajtura “freak-off”, që zgjatnin për ditë me radhë.
Artisti e mohon çdo akuzë dhe ka deklaruar pafajësi. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.
/vizionplus.tv

Leave a Reply