Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kamëz

Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti në Kamëz

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në Kamëz, që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, një person në sherr e sipër ka qëlluar me armë në ajër, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz. Bëhet e ditur se autori është kapur nga policia, teksa ende nuk dihet motivi i sherrit. Policia pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes.
Burimi: Opinion.al