Sulmet izraelite/ Vritet ish-shefi i Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani

Sulmet izraelite/ Vritet ish-shefi i Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani

Ali Shamkhani, ish-shef i Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe një nga figurat më të rëndësishme të regjimit iranian, është një ndër viktimat e sulmeve ajrore izraelite ndaj Iranit. Shamkhani ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, dhe ka përfaqësuar Teheranin në negociatat që çuan në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite, një nga rivalët kryesorë rajonalë të Iranit. Ai shërbeu si zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare të vendit për një periudhë dhjetëvjeçare, që nga viti 2013. Më herët, ai kishte mbajtur funksione të rëndësishme brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike...
Burimi: Javanews.al