Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme e cila ka lënë më shumë se 10 mijë familje pa energji elektrike.
Stuhia e quajtur ‘Floris’ ka shkaktuar erëra që fryjnë me shpejtësi deri në 170 kilometra në orë.
Në Irlandë, më shumë se 10,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat e huaja. Probleme serioze janë hasur ë transport në shumë zona të Mbretërisë së Bashkuar.
Një kompani hekurudhore ka këshilluar pasagjerët e saj që të shmangin udhëtimet në veri të Newcastle të hënën (4/8), duke u lejuar atyre të përdorin biletat e tyre deri të mërkurën (6/8).
Network Rail, e cila menaxhon rrjetin hekurudhor, njoftoi mbylljen e disa linjave në Skoci nga mesi i së hënës, ndërsa orare dhe vonesa të reduktuara do të aplikohen në shumë itinerare, për shkak të kufizimeve të shpejtësisë të vendosura për arsye sigurie, pasi erërat e forta mund të shkaktojnë rrëzimin e pemëve dhe dëmtimin e linjave të energjisë.
Për shkak të stuhisë ‘Floris’, u mbyll edhe Kalaja e Edinburgut, një nga atraksionet kryesore turistike të qytetit.
Gjithashtu si masë paraprake, shumica e urave kryesore të Skocisë janë mbyllur për automjete të caktuara dhe fluturimet nga Glasgou për në Ishujt Skocezë janë anuluar gjithashtu.