Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite

Spanja pezullon blerjen e raketave antitank nga një kompani izraelite

Ministria spanjolle e Mbrojtjes ka urdhëruar pezullimin e një kontrate me një kompani izraelite, me të cilën ajo kishte rënë dakord më parë për të prodhuar sistemin raketor antitank, tip ”Spike LR2” për përdorim në Komandën e Forcave Tokësore. Sipas lajmit të shtypit spanjoll, bazuar në burime të Ministrisë së Mbrojtjes, ky institucion ka vendosur të pezullojë kontratën e shpallur më 3 tetor 2023, me vlerë afërsisht 285 milionë euro, me ”Pap-Tecnos”, dega spanjolle e kompanisë izraelite ”Rafael Advanced Defense Systems”. Amparo Valcarce, sekretari i Shtetit për Mbrojtjen i qeverisë spanjolle, tha javën e kaluar se qeveria po “punonte mbi planet e tërheqjes për të shmangur çdo formë varësie” nga Izraeli. Nga ana tjetër, shtypi spanjoll shkroi se sistemet raketore në fjalë, të cilat janë...