Sot eliminimi i dytë në Ferma VIP! Konkurentët përballë sfidave, lind një trekëndësh dashurie

Big Basta Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Kejsia apo Elinara cili prej fermerëve do të lërë garën mbrëmjen e sotme në Fermën VIP?
Pas një fundjave në ankth për shkak të  televotimit të hapur që ditën e premte për të eliminuar një prej fermerëve, kjo e hënë në fermë ka nisur me punë e pozitivitet.
Kryefermer Andueli i cili mban këtë detyrë prej së hënës së kaluar, ka vijuar sërish me strategjinë e ndarjes së punëve.

Agai edhe këtë fundjave ka vënë në lojë konkurrentët. Frederik Ndoci është në pritje të shpërblimit të këtij të fundit, pas misionit për zbulimin e një sekreti për çdo fermer.
Të tjera sfida dinamike janë zhvilluar gjatë këtyre dy ditëve në fermë. Shpejtësia, shkathtësia, por dhe durimi janë elementët që iu janë dashur konkurrentëve për të kaluar me sukses çdo sfidë
Momentet nga punimi i tokës, përgatitja e flisë dhe e lakrorit në saç, kanë sjellë gjithashtu shumë të qeshura, humor dhe argëtim në femrën e VIP-ave.
Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera. Një trekëndësh dashurie mes Albës Limit dhe Nurit duket se ka tronditur raportet e tyre. Pas spektaklit të së premtes, ku Limi ishte ndër të vetmit që i doli në krah Albës, këto ditë ka vendosur të tërhiqet nga kjo marrëdhënie.
Raport ky që është dukur sikur ka sjellë një përçaje edhe mes dy vajzave. Nga ana tjetër Limi ka shprehur një interes të shtuar ndaj Nurit.
Loja ka marrë një tjetër drejtim e ekuilibrat e saj janë ndryshuar. Ndaj për të mos humbur asnjë moment të fermerëve më të dashur në vend, keni mundësi t’i ndiqni 24 orë në 24 në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2.
Ndërsa për të zbuluar se çfarë do të ndodh sonte, cili prej fermerëve do të eliminohet, cilat do të jenë sfidat e radhës të përgatitura nga Agai e shumë surpriza të tjera, “Ferma vip 2” dhe moderatorja Luana Vjollca ju lënë takim në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *