SONDAZHI:  45% e shqiptarëve të kënaqur qeverinë Rama, rritet mbështetja për punën e PS

SONDAZHI: 45% e shqiptarëve të kënaqur qeverinë Rama, rritet mbështetja për punën e PS

Në prag të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv sjell sondazhin e radhës në bashkëpunim me institutin Piepoli. 45% e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë punën e qeverisë Rama, një rritje me 2% krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Pyetjes, “si e gjykon veprimtarinë e qeverisë së Edi Ramës?” 26% e shqiptarëve i përgjigjen “jam shumë i kënaqur”, 19% “mjaft i kënaqur”, 5% “mjaft i zhgënjyer”, 48% “jam shumë i zhgënjyer” dhe vetëm 1% thonë “nuk di të gjykoj”.
Burimi: Javanews.al